Ferizaj, Policia gjobit dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
Rreth orës 13:30, Policia ka ndaluar shoferin me veturë që shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti në zonën e kufizimit prej 40km/h zhvilloi shpejtësi prëj 74km/h.
Policia, 44 vjeçarit i ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative si dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse.
Në po të njëjtën rrugë, Policia ndaloi edhe një 22 vjeçar, i cili po voziste me shpejtësi 82km/h në zonën e kufizimit prej 40km/h.
Për këtë, Policia i shqiptoi gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse.
Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes./21Media

Back to top button