Maqedonisë së Veriut i shtohen edhe 590 policë, marrin “bekimin” e hoxhës dhe priftit

Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë sot u promovuan 590 nëpunës të rinjë policie, përcjell TV21. Në cermoni ishin të pranishëm presidenti Stevo Pendarovski, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, zv/ministri, Nazim Bushi si dhe përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame dhe të Kishës Ortodokse Maqedonase.

Presidenti Pendarovski u tha policëve të rinjë se së bashku duhet të luftojnë armikun e përbashkët të vendit, krimin.

“Nga sot  në duart tuaja do të jetë siguria e gjithë komunitetit, në duart tuaja do të jetë ruajtja e paqes në vend dhe jeta e qetë. Pa dallim të gjinisë, etnitetit apo përkatësisë fetare, Ju  mbani uniformë të njëjtë, jeni pjesë e institucion të njëjtë dhe së bashku do të luftoni kundër armikut të përbashkët të vendit tonë të përbashkët, që është krimi.”, porositi sot presidenti Stevo Pendarovski.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë garantues të rendit dhe qetësisë publike, të sigurisë sonë. Në tri dekadat e kaluara kemi ndërtuar një polici të lartë profesionale në radhët e së cilës janë më të mirët dhe më të përgatiturit, të cilët detyrat e tyre i kryejnë profesionalisht, me dinjitet dhe integritet personal, duke u vënë gjithmonë në dispozicion të qytetarëve dhe nevojave të tyre”, theksoi Pendarovski.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, policëve të rinjë,  cilët sot dhanë deklaratë solemne u uroi për suksesin e tyre dhe theksoi se kjo gjeneratë e policëve ka arritur rezultatin më të mirë në 10 vjetët e fundit.

“Keni kaluar një vit në rrugën që ju mundësoi të bëni, do të thoja, një pasqyrë të vogël në atë se çfarë do të thotë të jesh nëpunës policie. Keni pasur mundësi t’i testoni kufijtë, t’i tejkaloni pritshmëritë tuaja dhe të të tjerëve. Të shihni se profesioni i policisë ballafaqohet me sfida të përditshme të cilave menjëherë duhet t’u përgjigjet, por edhe sjell kënaqësi të madhe me çdo rezultat të arritur si shërbim ndaj qytetarëve, me çdo realizim të suksesshëm si garantues të sigurisë”, theksoi Spasovski.

Duke kujtuar në protestat e dhunshme të fundit e potencoi rëndësinë e profesionit të policisë për sigurinë e institucioneve, qytetarëve dhe shtetit.

Potencoi  se funksionimi i suksesshëm i sistemit të sigurisë është bazë për funksionimin e shtetit juridik.

“Pikërisht për këtë prioriteti ynë kryesor ishte krijimi i një policie, moderne, të pajisur, profesionale, efikase, por edhe të kënaqur, e cila në mënyrë  ligjore, profesionale, transparente dhe në mënyrë të përgjegjshme do t’i përgjigjet detyrave të punës. Për realizimin e këtij prioriteti tonë, ndërsa rezultatet, mes tjerash janë të dukshme në të gjitha 75 objektet e rikonstruktuara të MPB-së në të gjithë shtetin, ku implementuam  edhe masa për efikasitet energjetik. Përveç kësaj,  kemi investuar mbi 10 milionë euro në uniforma të reja për secilën njësi organizative”, theksoi Spasovski.

Në promovim foli edhe zëvendësministrja e Qendrës për Trajnim, Suze Trajkovska, e cila theksoi se trajnimi përbëhet nga mësimi teorik dhe ushtrimet situative dhe nga një pjesë praktike, shkruan Tv21./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button