Festa e Vitit të Ri kthehet në tragjedi, të paktën 9 të vdekur në Ugandë

Të paktën nëntë persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së turmës gjatë festës së Vitit të Ri në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.
Në mesin e viktimave ka fëmijë.
Tubimet e mëdha për natën e Vitit të Ri u lejuan për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Policia e Kampalës tha se njerëzit kishin ndjekur një koncert në Freedom City Mall në numër të madh.
Incidenti u tha se ndodhi kur pjesëmarrësit në festë u përpoqën të ktheheshin brenda – pasi kishin dalë jashtë për të parë fishekzjarrët./21Media

Back to top button