Sveçla: Do të vazhdojmë punën me përkushtim për misionin tonë të përbashkët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ndërrimin e moteve e ka pritur në pikën e kontrollit kufitar, në Urën e Bistricës me zyrtarët policor.
“Ndjenjë e veçantë gëzimi e krenarie që ndërrimin e motmotit e pritëm në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me Ministrin Liburn Aliu me të cilin kemi pasur bashkëpunim intenziv në vitin që lamë pas”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla ka njoftuar se para vizitës atje, ata u mblodhën në Mitrovicë, më pas vazhduan vizitat edhe në Jasenovik, Kushtovë, Jarinje
“Para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhëm në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri ndërsa vazhduam vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje. Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë. Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla./21Media

Back to top button