Festivali vjetor i balonave në Albuquerque
Qindra balona me ajër u ngritën në qiellin e qytetit Albuquerque të Nju Meksiko të SHBA-ve, në festivalin e balonave me ajër që sivjet shënoi 50 vjetorin.
Festivali ndërkombëtar i balonave në këtë vend është bërë një shtytës i ekonomisë së vendit.
Në mesin e të pranishmëve sivjet atje ishin edhe tre pilotët të cilët filluan këtë festival në vitin 1972.
Atë vit u ngritën në ajër 13 balona.
Prej vitit 1972, numri i pjesëmarrësve atje është shtuar dukshëm, duke bërë që kjo industri të zhvillohet në industri multimiliona dollarëshe.
Festivali ndërkombëtar i balonave me ajër përfshinë edhe profesionistë nga Evropa, si nga Zvicra, Kroacia, Ukraina e vende të tjera./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?