Fetoshi: Sa herë që Qeveria do të reflektojë, partnerët ndërkombëtarë do ta përgëzojnë

(Lajm i përditësuar)

Fetoshi: Sa herë që Qeveria do të reflektojë, partnerët ndërkombëtarë do ta përgëzojnë

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Qeveria e Kosovës përgëzohet nga partnerët ndërkombëtarët sa herë që reflekton.

Si reflektim të Qeversië, Fetoshi e përmendi vendimin me Manastirin e Deçanit.

”Sa herë që Qeveria jonë do të reflektojë, partnerët ndërkombëtarët do ta përgëzojnë.”, tha Fetoshi ndër tjera.


Fetoshi: Memli është lider i ri do duhej të merrte përgjegjësinë e ballafaqimit me Kurtin

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 ka thënë se nominimi i Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi nuk ka sens, pasi që Krasniqi është lider i ri dhe do duhej të merrte përgjegjësi.

”E panatyrshme pasi që nëse shohim në të kaluarën kur Isa Mustafa nominonte Vjosa Osmanin ose Avdullah Hotin për kryeministër e kishte një farë sensi, për shkak të moshës së Mustafës edhe për shkak të zhvillimeve të partisë, por te PDK-ja nuk ka sens kjo far pune, sepse Memli është lider i ri, do duhej të merrte përsipër përgjegësinë e ballafaqimit me Kurtin ose këdo tjetër”,

Tutje, Fetoshi shtoi se Hamza është zgjidhja më e mirë aktuale për PDK-në.

Back to top button