Fetoshi: S’po i marrim seriozisht mesazhet e BE-së e SHBA-së, Kosova do të ballafaqohet me flakareshin e ardhshëm

(Lajm i përditësuar)

Analsiti Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova nuk është duke i lexuar seriozisht mesazhet nga Bashkimi Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëqoftëse i referohemi asaj që na than ë fillim të javës zoti O’Brein në Shkup mendoj që mesazhet e tij më tepër kanë qenë të drejtuara për Prishtinës se sa për Beogradin , por si do që të jetë prapë mendoj se nuk jemi duke i marrë seriozisht dhe ne do të balalfaqohemi me flakareshin e ardhshëm figurativisht nga Bashkimi Evropian samitin e ardhshëm në mars, ku sërish nuk  do të na hiqen masat ndëshkuese, ku sërish do t’i thuhet Kosovës vazhdo ti se do të penalizohesh edhe më tutje sa i përket çasje në fondet e IPA-s, e mos ta flasim për planin e rritjes të BE që nuk vjen në shprehje fare”, tha Fetoshi duke shtuar se sa më shumë që Kosova humb kohë në zbatimin zbatimin e Asociacionit pasojat politike do të jenë më të mëdha.

“Pasojat politike në emër të Asociacionit do të jenë më të mëdha”, shtoi Fetoshi.


Fetoshi: Ahmeti s’ka të drejtë, nuk e shoh të mundshme shkëputjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në KE nga procesi i dialogut

Analisti Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar intervistën e Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti tha se nuk e sheh të mundshme shkëputjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian me procesin e dialogut,.

Por, Ahmeti mohoi se ka ndërlidhje e tillë.

“E dëgjova zëvendësministrin , por mendoj që nuk ka të drejtë në këtë çasje pavarësisht se bëhet fjalë për dy organizata të ndryshme ato funksionojnë si komplementare me njëra –tjetrën . Këshilli i Evropës është organizata më e madhe e të drejtave të njeriut në botë  , Këshilli i Evropës është organizata më e rëndësishme kujdestare e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë dhe Këshilli i Evropës ka një koordinim të vazhdueshëm të temave të rëndësishme sifduese për të drejtat e njeriut me Bashkimin Evropian.”, tha Fetoshi./21Media

Back to top button