Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani vlerësoi lartë angazhimin e NDI-së në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim presidentin e NDI-së, Derek Mitchell, i shoqëruar nga Robert Benjamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ambasadoren Nancy Soderberg, drejtore e zyrës së NDI-së në Kosovë. Përveç diskutimeve për rolin dhe punën e NDI-së në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, Osmani vlerësoi lartë angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.
Presidentja theksoi se puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu.
Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button