Kaloni te përmbajtja kryesore

FIFA thyen heshtjen për dramën e kuzhinierit turk në finalen e Kupës së Botës

FIFA e ka pranuar se Salt Bae nuk duhet të kishte qenë në fushë në finalen e Kupës së Botës, pasi që kuzhinieri i famshëm u pa duke e mbajtur trofeun dhe duke u përpjekur të ishte pjesë e festës së Argjentinës.
Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, theu rregullat e FIFA-s duke e prekur dhe mbajtur trofeun e Kupës së Botës, pasi që Argjentina e mposhti Francën në penallti në finale.
Qeveria e futbollit botëror kishte zgjedhur që të mos flas për sjelljet e Salt Baes, të cilat janë kritikuar ashpër në rrjetet sociale, para se të thyente heshtjen sot.
FIFA është zotuar të hetojë rrethanat e incidentit dhe ka sugjeruar që Salt Bae kishte qasje të padrejtë në fushë.
Dyshime janë ngritur te marrëdhënia e ngushtë mes shefit turk dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Salt Baes iu dha një biletë VIP për finalen nga Infantino, pavarësisht se ai nuk kishte lidhje me futbollin, skuadrat e përfshira apo vetë turneun.
Gokce ishte në gjendje të hynte në fushën e stadiumit “Lusail Iconic” dhe u fotografua duke mbajtur trofeun dhe duke pozuar për foto me çmimin ikonik të artë.
Organi drejtues i futbollit ka një sërë rregullash që kanë të bëjnë me trofeun e Kupës së Botës, me një listë shumë specifike të atyre që lejohen ta prekin atë.
“Dizajni i saj aktual daton në vitin 1974”, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s. “Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i përzgjedhur njerëzish, ku përfshihen ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe krerët e shteteve”, shkruante më tej FIFA.
Salt Bae, i cili nuk plotëson asnjë nga kriteret e përshkruara nga FIFA, ka promovuar hapur fotot e tij me trofeun në “Instagram”, pavarësisht shkeljes së hapur të rregullave.
Ai u pa gjithashtu i dëshpëruar duke u përpjekur të bashkohej në festimet e Argjentinës pas fitores së tyre dramatike ndaj Francës, me një seri videosh rrëqethëse që tregonin përpjekjet e tij të vështira për të mbajtur trofeun dhe për të pozuar për foto përkrah lojtarëve si Angel di Maria dhe Lisandro Martinez.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button