Fifi dhe Tuna po sjellin një bashkëpunim

Artistet Filloreta Raçi- Fifi dhe Altuna Sejdi- Tuna kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Të dy artistet në ”Instagram”, kanë postuar fotografi teksa shihen të veshura në të bardha, por krahas kësaj Fifi ka tërhequr vëmendjen me një koment që i ka lënë Tunës.
”Ou macoo, qysh po ja lojm emrin konges”, ka shkruar Fifi në koment.

Ndërsa edhe Fifi ka postuar fotografi teksa karahas tyre ka shkruar ”Melaqe Raçi”, që mund të ketë lënë të kuptohet që kënga e re titullohet ”Melaqe”, megjithatë një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga artistet./21Media

Back to top button