Fifi thotë se ia kanë vjedhur telefonin

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo atje është bashkë me partnerin e saj, Adis Patush, teksa Fifi do të realizojë edhe disa performanca.
Së fundmi, artistja nga Ferizaj ka njoftuar ndjekësit se ia kanë vjedhur telefonin.
“Loqkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruaj ose me më thirr. Mos u lodhni”, tha ajo.
Fifi tutje ka njoftuar se deri të vi në Tiranë është pa numër.
Ndërkohë, Fifi po shijon sukseset e projektit të fundit të publikuar në bashkëpunim me Gjikon. Kënga e titulluar 365 që u publikua muajin e kaluar deri tani në Youtube ka arritur mbi 2 milionë klikime. /21Media 

Back to top button