Fifi zbulon se me cilin reper bashkëpunoi për këngën e re

Sezoni i verës tashmë ka filluar ku edhe angazhimet e këngëtarëve janë të shumta.
Teksa po shijon bukuritë e rivierës turke, këngëtarja Filloreta Raçi, që për publikun njihet si Fifi, ka bërë të ditur se këngën e re do ta sjell në bashkëpunim me reperin Gjiko.
Përmes një postimi, Fifi ka zbuluar për mbi 700 mijë ndjekësit e saj në Instagram se bashkëpunimi më Gjikon pritet të publikohet së shpejti, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


Bashkëpunimi më Gjikon do të jetë bashkëpunimi i katërt me radhë i Fifit për këtë vit. Rreth katër muaj më parë, artistja nga Kosova ka publikuar bashkëpunimin me PM dhe Dagz të titulluar “Hana”. Më pas bashkëpunimin me Gent Fatalin të titulluar “Pikturë”, si dhe bashkëpunimin me Tunën të titulluar “Melaqe”, i cili është publikuar rreth dy javë më parë./21Media

Back to top button