Filipçe: Nuk do të ketë karantinë për Tetovën dhe Gostivarin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për media foli për situatën epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera Filipçe bëri të ditur se tani për tani nuk do të ketë karantinë për Tetovën dhe Gostivarin.
Sipas tij, një masë e tillë do të ishte shumë e ashpër.
“E shqyrtuam me kolegët dhe një pjesë e ekspertëve edhe këtë çështje, tani për tani jo, kjo masë do të ishte shumë e ashpër, aksentin po e vendosim tek vaksinimi”, tha Filipçe.
Kujtojmë që ditëve të fundit, Tetova dhe Gostivari kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19./TV21

Back to top button