Filipine: 36 të vdekur në kazino

Plaçkitje e armatosur në Filipine

Së paku 36 persona kanë vdekur në një kazino në kryeqytetin e Filipineve, Manila, pasi që një sulmues ja vuri flakën tavolinave dhe shkrepi armën e tij në drejtim të mysafirëve.

Siç u theksua, sulmuesi kishte me vete dy bombola me benzinë, në momentin kur shkrepi armën e tij në drejtim të mysafirëve, të cilët ishin ulur në tavolinat e bixhozit, e më pas u arratis nga aty me 226 mijë dollarë, shkruan rtv.21.tv

Policia njoftoi se asnjëri nga mysafirët nuk ka vdekur nga plumbat, por se me gjasë të gjithë kanë vdekur për shkak të tymit.

Zyrtarët më pas theksuan se sulmuesi është gjetur i vdekur dhe se ai me gjasë ka bërë vetëvrasje.

Shefi i policisë qartësoi se mysafirët mbetën të ngujuar në hapësirën ku ndodhi sulmi për shkak të tymit të dendur dhe se hetuesit tani po tentojnë të zbulojnë se a ka funksionuar sistemi i kazinosë për shuarjen e zjarrit.

Edhe pse policia deklaroi fillimisht se nuk ka indikacione se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist dhe se ka qenë plaçkitje, pas sulmit u shpreh edhe organizata terroriste, Shteti Islamik, e cila mori përsipër përgjegjësinë për sulmin në Manilë. Këtë lajm e përcolli agjencia e lajmeve e ekstremistëve, Amak./21Media

Back to top button