Filloi ndërtimi i çerdhes së dytë publike në Malishevë

 

Sot në Malishevë, edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i objektit të çerdhes së dytë publike. Në fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj çerdhe, ishin të pranishëm, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, ai i urbanizmit, Ahmet Morina, drejtoresha e çerdhes aktuale, Behare Shala dhe zyrtarë tjerë përgjegjës.

“Tani po ndërtojmë dhe çerdhen e dytë në qytetin e Malishevës dhe me këtë besojmë se deri diku i plotësojmë nevojat për të gjitha ato nëna të cilat punojnë. Së shpejti do të fillojmë edhe ndërtimin  çerdhes së tretë në Kijevë dhe besoj se kjo do t’iu ndihmoj familjeve të cilët do ti dërgojnë fëmijët në çerdhe”, tha Begaj, i cili gjithashtu tha se “është i bindur se çdo ditë e më tepër po krijojmë kushte me të mira për të gjithë”.

Edhe drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, e vlerësoi si shumë të rëndësishme ndërtimin e kësaj çerdhe dhe të asaj që pritet të ndërtohet në Kijevë, pasi gradualisht po plotësohen të gjitha nevojat dhe kjo çerdhe do të ketë kapacitet për 80 fëmijë.

Drejtoresha e çerdhes aktuale, Behare Shala, tha se me ndërtimin e kësaj çerdhe, deri diku plotësohen nevojat që kanë nënat, për t’i dërguar fëmijët në çerdhe, qoftë për faktin se ato punojnë, po ashtu kjo ndikon edhe në socializmin e fëmijëve dhe se nevojat e kërkesat për t’i dërguar fëmijët në çerdhe po rriten çdo ditë e më shumë. Drejtoresha Shala, e falënderoi komunën për ndërtimin e kësaj çerdhe.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar se çerdhja ka kapacitete për 80 fëmijë, ndërsa ndërtimi i objektit mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe ka një kosto prej rreth 140 mijë euro./21Media

Back to top button