Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe

 

 

Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për Paqe pas arritjes së marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nominimi ka ardhur nga një anëtar i parlamentit norvegjes, Christian Tybring Gjedde, i cili veç të tjerash e ka lavdëruar Trumpin për arritjet e tij në zgjidhjen e konflikteve rreth botës.

Sipas Tybring Gjedde, Trump i përmbush tre kushtet e nevojshme për t’u nominuar për këtë çmim.

I pari është shoqëria midis kombeve dhe ai e ka bërë këtë përmes negociatave. Reduktimi i ushtrive dhe Trump e ka zvogëluar numrin e trupave në Lindjen e Mesme dhe kriteri i tretë është promovimi i kongreseve të paqes”, ka thënë Tybring Gjedde

Back to top button