Në zgjedhjet e fundit 6.7 përqind e qytetarëve kanë votuar me asistencë

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka publikuar sot Analizën e Votave me Asistencë për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Të të dhënat e këtij dokumenti që janë nxjerrë për numrin e votuesve që kanë votuar me asistencë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 6 tetor 2019, i përkasin: 2,536 vendvotimeve nga 2,547 vendvotime gjithsejtë, ose shprehur në përqindje i bie që të dhënat e votimit me asistencë, janë nxjerrë për 99.5% të vendvotimeve.

Nga 826,916 votues që kanë votuar në vendvotime në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, 55,961 votues kanë votuar me asistencë. Shprehur në përqindje, i bie që 6,76% e votuesve kanë votuar me asistencë.

Anëtari i KQZ-së nga VV, Alim Rama ka thënë se personat që ndihmojnë më shumë se një herë, është një shkelje me dispozita ligjore, por për këtë KQZ-ja duhet para procesit zgjedhor me aprovua një Rregullore e cila sanksionon këtë verim, pasi me Ligjin për zgjedhje këto sjellje janë të dënueshme nga 200 deri 2 mijë euro.

Rama tha se “krejt çka mungon për këtë është një Rregullore e KQZ-së, fatkeqësisht KQZ si organ i pavarur nuk e përmbush gjithmonë mandatin dhe misionin që ka”.

“Ky raport për të cilin jemi duke fol sot, votimi me asistencë ka evidentuar disa numra që janë indikativ. Në raport shihet që diku gati 56 mijë veta kanë përdorë këtë të drejtë për votim me asistencë që është diku rreth 6.76 përqind të votuesve. Kjo shifër tregon se është pak me e ulët se në zgjedhjet e vitit 2017. Por, në anën tjetër nëse marrim të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shihet që ata që nuk dinë shkrim dhe lexim përbëjnë vetëm 3 përqind e popullatës, mbi 10 vjeç”, theksoi Rama.

Besnik Buzhala nga Divizioni i Sherbimit Votues në KQZ duke publikuar analizën tha se në 944 vendvotime që gjenden në zonat urbane të qyteteve apo komunave, 17,463 votues apo 31% kanë votuar me asistencë.

Sipas tij, në 1,592 vendvotime që gjenden në zonat rurale apo fshatra: 38,498 votues apo 69% kanë votuar me asistencë, nga numri i përgjithshëm i votuesve me asistencë, KQZ-ja ka analizuar të dhënat për 9,074 votues. Ndërsa, ajo që bie në sy, sipas tij është se 6,586 votues (72.58%) që kanë kërkuar asistencë gjatë votimit janë të gjinisë̈ femërore, ndërsa 2,488 votues janë të gjinisë mashkullore (27.41%).

“Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 nga 826,916 votues që kanë votuar në vendvotime në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, 55,961 votues kanë votuar me asistencë. Shprehur në përqindje, i bie që 6,76% e votuesve kanë votuar me asistencë”, theksoi Buzhala.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në hapje të takimit tha se votimi me asistencë, është i mundshëm në Republikën e Kosovës.

Ai tha se bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi i cili është me aftësi të kufizuar ose i cili nuk është në gjendje të shënojë ose të hedh fletëvotimin ose është analfabet, mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është̈ angazhuar çdo herë që pas të gjeturave të përmirësojë̈ dhe avancojë aspektet e ndryshme të procesit zgjedhor, brenda mundësive që ofron ligji aktual. Në këtë drejtim, edhe ky dokument i sotëm është̈ shprehje e këtij angazhimi nga ana e KQZ-së. Gjithashtu, po besoj se ky dokument do të shërbej edhe për qëllime studimi, për të gjithë̈ të interesuarit e kësaj fushe”, tha Elezi.

Sami Kurteshi anëtar nga VV në KQZ ka rekomanduar që në këtë analizën të futet edhe rekomandimi për deklarimin e qartë për arsyen e asistimit në votime.

Arianit Elshani anëtar i KQZ nga PDK-ja tha se ky dokument pasqyron numrin real të atyre qytetarëve që votuan me asistencë, ndërsa ka rekomanduar që në zgjedhjet e ardhshme kabinat e e votimit të ndryshohen dhe të bëhen me dizajn të veçantë për votuesit me asistencë./Kp

Back to top button