​Fillojnë hetimet për reagimin e policisë në protestën e djeshme të PSD-së

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme në Prishtinë, të organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Në njoftim thuhet se Lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm si dhe vet Asosiacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Ndryshe, në dhunë eskaloi dje protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate.

Anëtarë të kësaj partie, porsa përfunduan fjalimet politike kundër Gjykatës Speciale, hodhën mjete shpërthyese dhe tymuese ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët  në numër të madh po e ruanin objektin ku po mbahej takimi i Trendafilovës me shoqërinë civile.

Kjo nxiti reagimin e njësive më elite të policisë të cilët arrestuan kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë anëtarëve të tjerë të kësaj partie. Policia shpërndau pjesën tjetër të protestuesve përmes gazit lotsjellës dhe sprejt, ku nuk kursyen as gazetarët, me ç’rast disa prej tyre edhe u lënduan.

Back to top button