Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë

Nënshkruhet kontrata

Është nënshkruar kontrata për fillimin e punimeve në segmentin e parë të rrugës Dollc-Gjakovë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik.

Lekaj ka renditur edhe projektet e tjera.

“Krahas këtij investimi në këtë autoudhë, ju njoftojmë edhe me projektet e reja lokale, të cilat i financon Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Me një buxhet prej rreth 1 milion e 162 mijë, këtë vit fillojnë këto projekte:
Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – Kralan
Ndërtimi i rrugës Cermjan – Meqe
Ndërtimi i rrugës në Cufadol
Ndërtimi i rrugës Dol – Kushavec
Ndërtimi i rrugës Lipovec – Goden
Ndërtimi i rrugës në fshatin Pjetërshan
Rehabilitimi i rrugës Muharrem Domi
Ndërtimi i rrugës së Radoniqit
Ndërtimi rrugëve në Hereq, Novosellë e Poshtme dhe e Epërme, Palabardh, Janosh dhe Lugbunar
Ndërtimi i rrugës në Ramamat
Ndërtimi i rrugës Dol – Lipovec – Gjakovë
Asfaltimi i rrugës Korenicë – Babaj i Bokës

Për përfundimin e tyre është planifikuar buxheti edhe për dy vitet e ardhshme.”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Për këtë aks rrugor janë ndarë 57 milionë euro./21Media

Back to top button