Mbështetja e BE-së për zhvillimin rural
BE ka dhënë grant në vlerë 243 mijë euro
Zyra e BE-së në bashkëpunim me Agroproductin organizojnë sot ceremoninë hyrëse me rastin e hapjes së impiantit të ri, pjesë e projektit “Përmirësimi i industrisë së erëzave dhe frutave të malit”.
Projekti në vlerë të 396 mijë euro, nga të cilat 243 mijë përbëjnë grantin e BE-së, ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe i kontribuon krijimit të vendeve të punës, si dhe gjenerimit të të hyrave në zonat rurale.
Hapja e impiantit të ri do të bëhet në fshatin Sinajë të komunës së Istogut, duke filluar nga ora 12.00.