Fillon largimi i kamionëve nga rruga në Jarinjë

Në ora 12:10 ka filluar largimi i kamionëve të protestuesëve serbë nga rruga në pikën kufitare në Jarinjë.
Kjo rrugë që 13 ditë ishte e bllokuar.
Ndërsa, ushtarët e KFOR-it po zëvendësojnë Njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Situata është e qetë dhe procesi po zhvillohet pa ndonjë incident deri tani.


Sipas marrëveshjes të arritur ditë më parë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa që nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia do të përdorin stikersat në vend të ndërrimit të tabelave./21Media
 

Back to top button