”Zgjoi”, vazhdon rrugëtimin në Festivalin e Filmit në Varshavë

Filmi ”Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli do ta vazhdoj rrugëtimin edhe në një tjetër festival ndërkombëtar.
Kësaj radhe ”Zgjoi”, do të vazhdojë në edicionin e 37-të të Festivalit të Filmit në Varshavë.
Lajmin e ka bërë të ditur aktorja, Yllka Gashi e cila njëherësh është edhe protagonistja kryesore në këtë film, ku ka treguar se filmi do të shfaqet në konkurrencën zyrtare në kategorinë 1-2, ku shfaqen filmat e parë ose të dytë të regjisorëve nga e gjithë bota.
Ndërkaq, datat e shfaqjes janë si më poshtë.


Kujtojmë që, filmi ”Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga LevelK./21Media
Back to top button