Policia s’largohet nga Jarinja, Serbët brohorasin “Serbia, Serbia”

Policia e Kosovës është kthyer prapa me automjetet e tyre në pozicionet e mëparshme. Pasi që Policia e Kosovës ka insistuar që të hiqet edhe një kamion që po qëndronte skaj rrugës por që në të është vendosur një mbishkrim me shkronja të mëdha në alfabetin cirilik “mirë se vini në Asociacionin e Komunave serbe”.

Po ashtu, protestuesit serbë dëgjohen duke provokuar me brohoritjet “Serbia, Serbia….”.

Serbët kanë larguar shumicën e barrikadave, kurse deri në ora 16:00 kanë kohë të lirojnë plotësisht rrugët.
Pas largimit të barrikadave, situatën nën kontroll do ta marrë KFOR-i./21Media

Back to top button