Fillon ndeshja në “Wembley” mes Anglisë dhe Shqipërisë
Ka filluar pjesa e parë në stadiumin “Wembley” mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën kualifikuese drejt botërorit “Katari 2022”.
Të dy këto kombëtare gjenden në Grupin I, së bashku me Poloninë, Hungarinë, San Marinon dhe Andorrën.
Tre pikët janë jetike për “Kuq e Zinjtë”, pasi që vazhdojnë të jenë në garë për të siguruar vendin e dytë në grup, me vetëm dy pikë larg Polonisë. Në anën tjetër, Anglia zë vendin e parë, ku pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ka arkëtuar 20 pikë.