Fillon votimi në Prizren
Ka filluar me kohë votimi në Komunën e Prizrenit
Në Komunën e Prizrenit janë të hapura 73 qendra të votimit me 218 vendvotime, ndërsa të drejtë për të votuar kanë 167 mijë qytetarë.
Reporteri ynë nga Prizreni, Abaz Krasniqi tha se në këto orë të hershme nuk shihet ndonjë fluks i madh i qytetarëve që kanë mësyrë vendvotimeve, e kjo për shkak të motit jo të mirë.
Ky proces po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.
Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.
Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media