“Jackass Forever” në krye të listës së filmave më të shikuar të javës

 
Komedia “Jackass Forever” me regji të Jeff Tremaine, në krye të listës së filmave më të shikuar të javës në boks ofisin amerikan.
Kjo komedi është vazhdimësi e komedisë “Jackass 3D” të vitit 2010.
Në të me role paraqiten: Johnny Knoxville, Steve-O, Chris Pontius, Dave England , Wee Man , Danger Ehren dhe Preston Lacy. Në të paraqiten edhe shumë aktorë të ftuar.
Komedia “Jackass Forever” paraqet truqe interesante të aktorëve, të cilat ka kohë që kanë bërë për vete dashamirë nga e mbarë bota.
Premiera botërore e tij u shfaq në Kanada me 2 shkurt 2022, ndërkaq në kinema u lansua me 4 shkurt 2022.
Filmi ka marrë kritika pozitive, ku disa kritikë e konsiderojnë si filmin më të mirë të këtij zhanri.
Komedia “Jackass Forever” u realizua me një buxhet prej 10 milionë dollarësh, ndërkaq debutoi me fitim të $23,154,388 (Njëzet e tre milionë e njëqind e pesëdhjetë e katër mijë e 388 dollarëve amerikan)./21Media

Back to top button