Filmi “Hustle”, premierë në Los Angelos

Filmi i ri “Hustle”, ku me rol paraqitet aktori Adam Sandler dhe një radhë aktorësh të tjerë të mirënjohur, në mesin e tyre edhe basketbollisti spanjoll Juancho Hernangomez, u shfaq premierë botërore në Los Angelos.
Ky film së shpejti do të transmetohet në Netflix.
Në fakt, Sandler e Hernangomez janë aktorët kryesor në film, e LeBron James është producent ekzekutiv i tij.
Që të tre pozuan për fotografi në premierë.
Në filmin “Hustle”, aktori Sandler është skaut në NBA. Ai përpiqet ta fusë Hernangomez në NBA.
Sandler është fans i flaktë i NBA. Ai e do basketbollin.
Filmi “Hustle” ofron një ndjesi reale të paraqitjes së lojëtarit evropian në udhëtimin e tij deri në NBA.
Sendller ka bashkëpunuar me lojëtarë të NBA edhe më parë për filma. Filmi i vitit 2019, ‘Uncut Gems’, me regji të Safdie Brothers, ku paraqitet Kevin Garnett, ka marrë kritika pozitive.
Prania e Garnett luan një rol të madh në film. Njëjtë pritet edhe për filmin “Hustle”, pasi që në të përfshihen emra të njohur të NBA./21Media


Back to top button