Filmi i animuar “Encanto”, tani dhe online

 
Shtatë javë pas debutimit në kinema, filmit të animuar të Diznit “Encanto”, iu ofrua edhe mundësia e dytë për lansim.
Kolonat zanore të filmit ku përfshihen këngët e krijuesit të filmit Hamilton, Lin Manuel Miranda, u bënë pjesë e albumit që kryesoi në pozitën e parë në SHBA këtë javë në Billboard 200, duke ia zënë vendin e parë Adele me albumin“30”.
Filmi “Encanto” po ashtu ishte më i shikuari në platformën Disney+ në dy javët e para pas lansimit online me 24 dhjetor, ka thënë kjo kompani në një email.
Sa i përket filmave familjar, ata gjatë pandemisë hasën në probleme me ndjekje të tyre në kinema. Kjo ndodhi pasi që prindërit nuk i dërgonin fëmijët atje t’i shihnin filmat për shkak të frikës se mund të infektoheshin me virusin e COVID-19.
Disney javën e kaluar njoftoi se edhe filmi i Pixar “Turning Red” do të heqet nga kinematë për tu lansuar në Disney+, në tregje ku mundësohet ky shërbim.
Sa i përket filmit “Encanto”, ai është mjuzikël që flet për një vajzë kolumbiane e cila lind pa fuqinë për magji, siç e kanë anëtarët e familjes së saj.
Sipas shifrave nga shitjet e biletave për këtë film vitin e kaluar, nga ai në vend u fituan $90.6 milionë.
Shumë dashamir të filmit tani mund të vazhdojnë ta shohin filmin në shërbimin Disney +, i cili ka mbi 118 milionë abonues në mbarë botën.
Në këtë mënyrë, fëmijët mund të shohin atë sa herë të duan në shtëpi, diçka që Disney i inkurajon përmes medieve sociale.
Ky film po ashtu u popullarizua në TiKTok, ku shfrytëzuesit postojnë video duke imituar këngët.
Me fjalë të tjera, Encanto është filmi i 60-të që ka prodhuar Disney. Ai është me regji të Jared Bush e Byron Howard.
Ai ka marrë kritika pozitive, si për paraqitje të emocioneve, për animacion dhe muzikë.
Ky film në kiematë botërore ka fituar 216 milion dollarë amerikan, duke u ranguar kështu si filmi i animuar që ka fituar më së shumti në vitin 2021.
Encanto është nominuar për tri çmime Golden Globe, ndërkaq ka fituar në kategorinë “Filmi më i mirë i Animuar”./21Media

Back to top button