“Critics Choice Awaards” do të mbahet në ditën e njëjtë me “BAFTA Awards”

 
Asociacioni i “Critics Choice Awards” ka njoftuar se kjo ceremoni ndarjesh të çmimeve u shtye sërish.
Edicioni i 27-të i “Critics Choise” do të mbahet në ditën e njëjtë kur do të mbahet edhe “BAFTA Awards”, më 13 mars 2022. Ajo, më parë u planifikua të mbahet me 9 janar 2022.
Nikoqir të saj do të jenë Taye Diggs dhe Nicole Byer. Ngjarja do të mbahet me pjesëmarrje fizike në hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, në Kaliforni.
Kah fundi i muajit dhjetor 2022, Asociacioni i “Critics Choise” bëri të ditur se kjo ngjarje u shty për muajin janar 2022, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Përgjegjësi i kësaj organizate, Joey Berlin, në një deklaratë ka thënë se pas shtimit të rasteve me Omicron, besojnë se 13 marsi do të jetë dita e duhur për të shënuar siç duhet arritjet në film dhe televizion të vitit të kaluar.
Berlin ka shtuar se ngjarjen kanë mundur ta organizojnë në datën e caktuar, me nëntë janar, me kufizime për shkak të pandemisë në mënyrë virtuale, por kanë vendosur të presin edhe pak, që ngjarjen ta mbajnë me pjesëmarrje fizike dhe të kremtojnë së bashku në një ambient të mirë, që t’i sheh e tërë bota.
Sa i përket organizimit të ngjarjes për një ditë, të “Critics Choice Awards” dhe “BAFTA Awards”, bëhet e ditur se këto dy organizata kanë komunikuar në mes vete dhe kanë mirëkuptim.
Raundi final i votimit për “Critics Choice Awards” do të jetë nga data 9 deri më 11 mars 2022.
Në “Critics Choice” me nominime kryesojnë “West Side Story” dhe “Belfast”.
Critics Choice Awards 2022 do të transmetohet në rrjetin televiziv CW dhe TBS./21Media

Back to top button