Filmi i Spielberg “The Fablemans” nderohet me çmimin People’s Choice Award në TIFF

Filmi autobiografik i regjisorit Steven Spielberg “The Fablemans” u shpërblye me çmimin People’s Choice Awards në festivalin ndërkombëtar të filmit në Toronto.
Kjo do të thotë se ky film mund të jetë konkurrent për çmime kryesore edhe në festivale të tjera dedikuar filmit. Çmimi i TIFF “People’s Choice Award” është udhëçelës që çon në sukses drejtë fitimit të Oskarit po ashtu.
Vite më parë, filmat fitues si “Green Book” e “Nomadland” në TIFF Awards u nderuan më pas edhe me çmimin kryesor në Academy Awards.
Që prej fillimi të ndarjes së çmimit People’s Choice në vitin 1978, shtatë pjesëmarrës në TIFF janë nderuar me çmimin për filmin më të mirë në Oscar, pesë prej të cilëve në 20 vitet e fundit.
Në filmin “The Fablemans”, aktorët Paul Dano e Michelle Williams luajnë rolet e prindërve të Semit. Williams inkurajon të birin e saj që të ndjek rrugën e prodhimimit të filmave. Me fjalë të tjera, kyfilm paraqet vitet e herëshme të Spielberg, kur ai synonte të bëhej prodhues filmash.
Në festivalin TIFF, në radhë të çmimeve të tjera u nda edhe çmimi i audiencës që u takoi dy filmave. I pari është ai i Sara Polli, i titulluar “Women Talking” dhe tjetri “Glass Onion: A Knives Out Mystery”.
Në këtë ngjarje, nuk u ndanë çmime vetëm për filma që u shfaqën premierë. Atje me çmimin Amplify Voices u shpërblye dokumentari kanadez “To Kill A Tiger”, i regjisorit Nisha Pahuja.
TIFF Awards dy vitet e kaluara u mbajt në mënyë virtuale, e kësaj radhe me pjesëmarje fizike të pjesëmarrësve. Ngjarja u përmbyll me filmin e Mary Harron “Daliland”, që i dedikohet artistit të ndjerë Salvador Dali.
Veç ndarjes së çmimeve, në TIFF 2022 u prezantuan premierë botërore një radhë filmash të profilit të lartë, si “The Woman King”, filmi “My Policeman” dhe komedia “Bros”.
Ky ishte edicioni i 47-të  i festivalit të filmit TIFF Awards./21Media

Back to top button