Mbytet një turiste në Sarandë

Një turiste angleze ka humbur jetën në Sarandë.
Sipas mediave atje, ajo u nxorr nga deti pa shenja jete.
Viktima, R.G/29 vjeç u dërgua në spital, ku edhe u konstatua vdekja e saj.
Sipas Policisë, 29 vjeçarja ishte veshur me rroba zhytjeje.
“Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i Mbytur” Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det shtetasja angleze, R.G/29 vjeç e cila ka qenë në ekspeditë zhytjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button