Filmi “The Good Nurse”, që bazohet në ngjarje të vërtetë, së shpejti në Netflix

Aktorët Eddie Redmayne dhe Jessica Chastain  paraqiten me role në trillerin rrënqethës “The Good Nurse”. Ky film bazohet në një ngjarje të vërtetë. Ai bazohet në Amy Loughren, infermieren e cila zbulon se kolegu i saj është përgjegjës për vrasje të pacientëve.
Aktori Redmayne luan rolin e vrasësit Charlie Cullen. Motivi i tij pas vrasjes së pacientëve mbetet mister.
Eddie Redmayne dhe Jessica Chastain në një intervistë për media kanë treguar se si kanë realizuar filmin. Chastain ka thënë se kanë bashkëpunuar me infermieren Amy, dhe procesi ishte shumë me presion.
Chastain ka treguar se infermierja ishte në xhirime dhe se ajo e ka përcjellë tërë punën. Ajo ka thënë se kjo ishte hera e parë që është paraqitur me rolin e një personi të vërtetë, dhe se është frikësuar goxha shumë nëse do të parqitej si duhet. Chastain ka treguar se Loughren e ka përqafuar atë dhe më pas është fshehur paksa. Megithatë për rolin e saj kanë folur paraprakisht. Ajo ka thënë se infermierja ka pasur guxim të madh në paraqitjen e saj para mjekut vrasës. Sipas Chastain, Loughren ka thënë se këtë do ta kishte bërë çdonjëri, pra do të kishte vepruar kundër mjekut për shpëtim të pacientëve.
Regjisori i filmit Tobias Lindholm në lidhje me infermieren kur ajo tërë kohën ishte në xhirime, ka thënë se ishte nervoz, megjithatë është disponuar pasi që ajo një mbrëmje e ka thirrur në telefon dhe i thënë se ishte shumë e lumtur për filmin, se ishte shumë e gëzuar që do të shihte veprimet e saja në një film. Sipas Tobias, Amy ka thënë se mënyra se si është paraqitur personazhi i saj në film është shumë me rëndësi, sepse skenat duken sikur të ishin nga vendngjarja.
Për AP në intervistë ka folur edhe infermierja e vërtetë Amy e cila ka thënë se kur ka parë filmin, ka qarë. Ajo është shumë falënderuese që Tobias i ka dhënë zemër filmit, se Jessica ka luajtur pjesën e jetës së saj për të cilën as vetë nuk ka qenë në dijeni se si është paraqitur. Ajo është shumë falënderuese për këtë.
Skenaristja Krysty Wilson-Cairns ka treguar për presionin që ka pasur gjatë të shkruarit të skenarit. Ajo ka thënë se kur punon një tregim që bazohet në ngjarje të vërtetë, është privilegj por edhe një lloj ngarkese, sepse nuk e di nëse punohet si duhet, sepse duhet kujtuar se personazhet që paraqiten bazohen në persona të vërtetë. Ajo ka thënë se ishin shumë me fat që infermierja Amy ishte një burim që ta shkruante atë sa më korrekt.
Aktori Redmayne për rolin e tij ka sqaruar se kur iu ofrua, e pranoi, por se nuk e di pse e pranoi. Ai ka thënë se është libri biografik “The Good Nurse”, që ju ka ofruar material të bollshëm për personazhin që luan në këtë film. Në të flet për dëmtimin e tij, për fëmijërinë, për punën në flotën ushtarake detare, ku është gjetur në nëndetëse. Ky person ishte trajtuar nëpër institucione, ka kaluar teste fizike dhe e psiqike dhe është paraqitur si person shumë i mirë.
Pra, kështu është dashur të paraqitet Redmayne në film, t’i fsheh të metat e veta, gjë që e bën rol shumë të rëndësishëm.
Regjisori Tobias për personazhin Charlie Cullen ka thënë se interesante në film është jo pse ai i ka vrarë pacientët, por pse nuk është ndalur në veprimet e tija. Athua çka e shtynë atë të vret njerëz? Ky tregim nuk ka të bëj me vrasës serik gjenial, por me një person i cili është lejuar të bëjë atë që ka bërë, se sistemi ia ka lejuar këtë, dhe më në fund atë e ndalon një infermiere, sepse ia kujton se çfarë është humaniteti. Ajo ia kujton se sa madhëshrtor ëshë njerëzimi. Kjo pikërisht është më e rëndësishme për të në film. Tobias ka thënë se ne ndoshta nuk do të gjejmë kurrë arsyen pse e ka bërë ai këtë.
Infemierja Amy për kolegun e saj, mjekun që ka vrarë pacientët ka thënë se nuk ka dashur të besojë se ai ishte vrasës, por se i shlironte nga vuajtet e tyre. Ajo ka thënë se nuk ka dashur të përballet me realitetin. Por kur është fjala për të, ajo mendon se ai ka pasur një fëmijëri jo të mirë, se ai është futur në një errësirë të cilën se ka provuar asnjëri. Amy ka thënë se ka lexuar shumë për të dhe ka kuptuar se ai ka pasur një çrregullim psikik, se ai ishte i fiksuar dhe nuk mund të ndalej.
Skenaristja e filmit “The Good Nurse” ka treguar se autori i librit Charles Graeber ka kaluar tri vite me Charles Cullen. Dhe kështu, kur ajo ka filluar të shkruaj skenarin, e ka pyetur atë se çfarë mendon për Cullen, pse ka bërë ato vrasje. Më pas ka kuptuar se këtu ka disa teori, por se ato nuk ka mundur t’i prezantojë në ekran, dhe nuk mund të tregojë arsyen për këtë. Dhe kështu e kanë kuptuar se nuk është me rëndësi të paraqiten arsyet në ekran.
Filmi “The Good Nurse” do të lansohet në Netflix më 26 tetor 2022./21Media

Back to top button