Finalja e “Eurovision 2021”, këtu mund ta ndiqni

 

Në Rotterdam të Holandës po mbahet nata finale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”.

26 artistë nga 26 shtete të ndryshme do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit në “Ahoy Arena”.

Këtë vit në finale e madhe të “Eurovision” do të garojnë dy shqiptarë. Anxhela Peristerin e përfaqëson Shqipërinë, ndërsa Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), Zvicrën.

Kjo është renditja e shteteve që do të prezantohen në finalen e “Eurovision 2021”.

Mbrëmja finale e Eurovisionit në Roterdam do të jetë një shfaqje ndryshe nga çdo tjetër në historinë 75-vjeçare të konkursit. Pasi konkursi u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë, ngjarja e këtij viti është pjesë e provave zyrtare të Covid duke parë se si njerëzit mund të mblidhen në mënyrë të sigurt./21Media

Back to top button