Kaloni te përmbajtja kryesore

Finalja e Eurovisionit me audiencë të testuar

 

Mbrëmja finale e Eurovisionit në Roterdam do të jetë një shfaqje ndryshe nga çdo tjetër në historinë 75-vjeçare të konkursit.

Pasi konkursi u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë, ngjarja e këtij viti është pjesë e provave zyrtare të Covid duke parë se si njerëzit mund të mblidhen në mënyrë të sigurt, transmeton rtv21.tv.

“Anulimi nuk ishte në konsideratë”, sipas Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovisionit.

“E gjitha është një pjesë e kthimit në normalitet”, i tha Steve Holden i Newsbeat.

Të gjithë në vend, përfshirë teknikët, interpretuesit dhe gazetarët, duhet të testohen çdo 48 orë.

Vendet janë në të ashtuquajturat flluska delegimi dhe nuk lejohen të përzihen me askënd jashtë tyre.

3500 anëtarët e audiencës do të duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit para se të lejohen në ceremoninë finale në arenën Ahoy të shtunën në mbrëmje.

Kujtojmë se Shqipëria është kualifikuar në finalen e madhe të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”. Shqipëria në Eurovision përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button