Finlanda e Suedia aplikojnë për anëtarësim në NATO

Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n këtë mëngjes.
Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg thotë se është një moment historik, të cilin duhet ta shfrytëzojmë, duke shtuar se anëtarësimi i vendeve nordike do të rriste sigurinë e përbashkët.
Udhëheqësit e të dy vendeve njoftuan synimin e tyre për të aplikuar për anëtarësim në aleancën e mbrojtjes të dielën, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Parlamenti suedez votoi pro të hënën, ndërsa Finlanda bëri të njëjtën gjë dje, përcjell rtv21.tv
Finlanda ndan një kufi të gjatë tokësor dhe detar me Rusinë. Si ajo ashtu edhe Suedia fqinje mbetën neutrale gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, kështu që aplikimet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrim.
Procesi mund të ndiqet shpejt dhe do të zgjasë vetëm disa javë, por do të kërkonte mbështetjen e të 30 anëtarëve, ratifikimi i të cilit mund të zgjasë deri në një vjet. Qeveria turke ka shprehur kundërshtim.
Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson do të takohen nesër në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden për të diskutuar tema duke përfshirë aplikimet e NATO-s, sigurinë evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën./21Media

Back to top button