Zelensky thotë se Rusia lëshon raketa për shkak të mungesës së suksesit në tokë

Rusia po gjuan raketa me rreze të gjatë mbi infrastrukturën civile dhe ushtarake të Ukrainës, sepse ushtria e saj nuk mund të demonstrojë ndonjë arritje të rëndësishme në terren, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai  tha se kishte pasur granatime me raketa në rajonet Lviv, Sumy dhe Chernihiv, sulme ajrore në rajonin e Luhansk dhe “aktivitet sabotazhi” në zonat kufitare, përcjell rtv21.tv
“E gjithë kjo nuk është vetëm krijimi i tensionit për shtetin tonë, jo vetëm testimi i forcës sonë. Kjo është një lloj përpjekje e ushtrisë ruse për të kompensuar një sërë dështimesh në lindje dhe jug të vendit tonë”, tha Zelensky.
“Ata nuk mund të demonstrojnë sukses me veprime të përgjithshme ushtarake në zonat ku ata po përpiqen të përparojnë. Kështu që ata po përpiqen të tregojnë sukses përmes raketave të tyre dhe aktiviteteve të tjera. Gjithashtu pa dobi”, shtoi presidenti ukrainas./21Media

Back to top button