Finlanda është shkëputur nga rrjeti rus i energjisë

Fingrid, operatori i rrjetit kombëtar të Finlandës, ka konfirmuar për Sky News se është shkëpur nga rrjeti rus i energjisë, pra nuk do të merret energji nga Rusia.
Reima Paivinen, një nënpresidente e lartë në Fingrid, tha se ata ishin të sigurt se nuk do të ketë probleme të mëdha, me fuqi të mjaftueshme që pritet të sigurohet nga Suedia.
Energjia elektrike nga Rusia përbën rreth 10% të konsumit total të Finlandës.
Prerja supozohet se ndodhi sepse pagesat nuk ishin në gjendje të përpunoheshin.
Kjo erdhi pasi Finlanda konfirmoi se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n./21Media

Back to top button