Fishekzjarrë në një aheng familjar, ndërhyri policia

Në buletinin e policisë sot në Tetovë është njoftuar për një rast të ndërhyrjes së policisë në aheng familjar, kjo si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Tetovë.

“Më datë 30.07.2023 në ora 22.25 në SPB Tetovë është denoncuar se në oborrin e një shtëpie në rrugën “107”, gjatë ahengut familjar janë përdorur lëndë piroteknike. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjen dhe pronarit i është shqiptuar kallëzim përkatës”, qëndron në buletin.

Back to top button