Fituesi i “Topit të Artë” i bashkohet luftës në Ukrainë

Fituesi i ”Topit të Artë” Igor Belanov në vitin 1986, tashmë ka marrë armët dhe ka dalë në front për të mbrojtur territorin e Ukrainës nga pushtimi rus.
Belanov, i lindur në Odesa dhe një nga futbollistët më të mëdhenj ukrainas, ka qenë për shumë vite ylli i Bashkimit Sovjetik e sidomos Dinamos së Kievit, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit në Kupën e Kupave në vitin 1986.
61-vjeçar, ish-futbollisti ka postuar në rrjete sociale foto teksa shfaqej në front i armatosur dhe në mbledhje me forcat e tjera vullnetare të ushtrisë së Ukrainës./21Media

 
 

Back to top button