Fjalimi i Putinit u vonua “për shkak të sulmit kibernetik”
Presidenti rus, Vladimir Putin ka anuluar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg për shkak të një sulmi kibernetik të “mohimit të shërbimit”, thotë Kremlini.
Zëdhënësi, Dmitry Peskov tha në një telefonatë me gazetarët se sulmi kibernetik kishte filluar të enjten dhe çaktivizoi sistemin e akreditimit dhe pranimit të të ftuarve në forum, duke çuar në një mori problemesh me aksesin, transmeton rtv21.tv.
Ai tha se specialistët po punonin për të zgjidhur problemin dhe se fjalimi kryesor i Putinit ishte zhvendosur në orën 15:00 me kohën e Moskës./21Media