Fjolla: Gra gjallnoni, burri tradhtar nuk iu duhet

Sot me rastin e Ditës së Gruas shumë fytyra publike e kanë uruar këtë festë përmes rrjeteve të ndryshme sociale, e ndër to është edhe këngëtarja, Fjolla Morina.
Morina përmes një instastory iu është drejtuar grave që të rrregullohen, sepse sipas saj një burrë tradhëtar nuk iu duhet asgjë.
”Urime 8 marsi gra, gjallnoni, veshnu e ndreqnu, ni burre tradhtar nuk ju duhet sen”, ka shkruar Fjolla.

Sot në Prishtinë për nder të kësaj dite është mbajtur një marsh kundër vrasjeve të grave.
Grupi organizativ ”Marshojmë S’festojmë”, sot nga ora 10:00 kanë marshuar për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt.
Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të mbahet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan.
Sipas organizatorëve të marshit, janë gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, 48 gra të vriten nga burrat në Kosovë./21Media

Back to top button