Kaloni te përmbajtja kryesore

FMN jep rekomandime për Kosovën: Të evitohet tërheqja e Trustit

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 25 janar ka mbajtur një mbledhje ku ka vlerësuar situatën ekonomike në Kosovë.
Sipas FMN, rritja e çmimeve që vjen si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë po ulë kërkesën për prodhim e po rrit inflacionin.
Bordi Ekzekutiv i FMN’së ka dhënë edhe disa rekomandime për Kosovën, duke filluar me kërkesën për përmbushje të boshllëqeve në qeverisje dhe infrastrukturë, nevojën për rritje të transparencës e zvogëlim të korrupsionit.
“Bordi Ekzekutiv u kërkoi autoriteteve (të Kosovës) të adresojnë boshllëqet e qeverisëse, të rrisin më tej transparencën dhe të reduktojnë korrupsionin, të cilat mbeten thelbësore për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Kosovë dhe për të rritur rritjen e mundshme. Drejtorët nënvizuan gjithashtu rëndësinë e rritjes së kapacitetit të gjenerimit të energjisë së gjelbër për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të ulur emetimet”, thuhet në raportin e FMN-së.
Ndër të tjera, ky bord sugjeron që të evitohet tërheqja e mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës.
“Drejtorët theksuan se duhet të shmangen tërheqjet e hershme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës”, thuhet tutje.
Edhe shpenzimet publike të Qeverisë sugjerohet të balancohen, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri ekonomike në afate më të gjata kohore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button