Qeveria flet për RTV21 rreth draftit të Asociacionit të publikuar nga Ramadani

Qeveria e Kosovës nuk ka mohuar e as pohuar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe i publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani për të cilin pretendon se është drafti i propozuar nga BE-ja.

Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, tha për RTV21 se si ekzekutiv e kanë të pamundur të komentojnë mbi vertëtësinë e secilit draft që qarkullon në media.

“Javëve dhe ditëve të fundit kanë qarkulluar në publik tekste të ndryshme të cilat janë raportuar si drafte të propozimit evropiano-amerikan. Si ekzekutiv e kemi të pamundur që të komentojmë mbi vërtetësinë e secilit prej tyre. Megjithëse për sa na takon neve, drafti i propozuar nga Gjermania, Franca, Italia, BE dhe ShBA-ja tashmë do të duhej të ishte publik, ne do të respektojmë konfidencialitetin e tij sipas kërkesës së shteteve sponsorizuese”. tha Kryeziu.

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë publik Draftin që sipas tij është ai që e ka përgatitur Bashkimi Evropian.

Përmes një postimi në Facebook Ramadani thotë se në bazë të asaj që ka lexuar në Draft, Kosova duhet të marrë diçka të madhe në këmbim në mënyrë që të zbatohet ai draft, meqë është shumë i gjerë dhe shumë i thellë./21Media

Back to top button