Forcat ruse nuk i lejuan furnizimet me ndihma që të arrijnë në Mariupol

Forcat ruse nuk kanë lejuar furnizimet me ndihma të arrijnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Kështu ka bërë të ditur një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit dhe kjo situatë mbetet jashtëzakonisht e vështirë për banorët e bllokuar atje.
“Qyteti mbetet i mbyllur në hyrje dhe shumë i rrezikshëm për të dalë me automjet. Përveç kësaj, që nga dje, pushtuesit (rusët) nuk kanë lejuar kategorikisht asnjë ndihmë humanitare, qoftë edhe sasinë më të vogël, në qytet. Arsyet për veprime të tilla janë ende të paqarta, por parashikimet tona mbeten të frustruara. Ne nuk shohim një dëshirë reale të rusëve dhe satelitëve të tyre për të lejuar banorët e Mariupolit të evakuohen në territorin e kontrolluar nga Ukraina”, tha Petro Andriushchenko.
Rusia tha se do të rihapë korridorin e evakuimit nga Mariupol në Zaporizhzhia në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës me kërkesë të liderëve francezë dhe gjermanë, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes./21Media

Back to top button