Shpërthim në një minierë në Serbi, dyshohet për tetë të vdekur e rreth 20 të plagosur

Tetë minatorë dyshohet se kanë vdekur dhe e janë plagosur rreth 20 tjerë, pas shpërthmit që ka ndodhur në një minierë në qytetin Sokobanjë në Serbi.
Në minierën “Soko” ka ndodhur aksidenti në mëngjesin e sotëm, raporton televizioni serb.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Radoljub Zhivadinoviq, ka thënë se aksidenti ka qenë i madh dhe informatat e para janë se tetë minatorë kanë vdekur e janë lënduar rreth 20.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Aleksinac, Goran Vidiq, ka deklaruar se në terren janë katër ekipe shëndetësore. Ai ka shtuar se në spital janë trajtuar 18 minatorë, prej tyre 15 me lëndime të lehta e dy me lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë./21Media

Back to top button