Forcat ukrainase arrijnë në kufirin rus

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video që supozohet se tregon një numër ushtarësh nga një brigadë e mbrojtjes territoriale në një vend të paspecifikuar në kufi.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov ka thënë se trupat kishin rivendosur një tabelë që shënonte kufirin.
“Ne krenohemi me ushtarët… që rivendosën shenjën e kufirit në kufirin shtetëror. Falënderojmë të gjithë ata që, duke rrezikuar jetën e tyre, çlirojnë Ukrainën nga pushtuesit rusë”, ka thënë ai.
Rusia ka angazhuar njësi të sapomobilizuara nga Donetsk dhe Luhansk i pushtuar në Kharkiv, “provë të mëtejshme të pamjaftueshmërisë së rezervave të disponueshme të Rusisë”, raporton Instituti për Studimin e Luftës.
Forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat verilindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së Kharkiv-it – i cili kishte duruar javë të tëra bombardimesh. Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në rajonin e Donbasit më në jug./21Media

Back to top button