Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

Qeveria e Kosovës ka vazhduar me miratimin e sanskioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Ato përfshijnë ndër të tjera ngrirje të aseteve të individëve të sanksionuar, ndalim udhëtimi dhe ndalim të transportit të mallrave në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besenik Bislimi ka thënë se Kosova është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria gjithashtu ka vendosur sanksione të tilla kundër Grupit Wanger – një entitet ushtarak privat i painkorporuar me bazë në Rusi.
Qeveria ka bërë edhe shqyrtimin e propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me marrjen e masave restriktive për terrorizëm ndaj ISIS dhe Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave të tjera të lidhura me to.

Back to top button