Formacionet zyrtare të Francës e Danimarkës

Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Francës dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Grupit D të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kampioni aktual i botës, Franca e nisi aventurën për mbrojtjen e titullit duke e mposhtur Australinë me rezultat 4:1, kurse Danimarka barazoi 0:0 me Tunizinë në ndeshjen hapëse të këtij Botërori.
Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë dy pikë në tabelë, ku Franca zë vendin e parë në kuotën e tre pikëve, krahas Danimarkës që renditet e treta me një pikë të arkëtuar.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Danimarka e mposhti Francën me shifrat 2:0.
Të dy kombëtaret do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve në ndeshjen e sotme, ku për Francën nuk do të paraqitet Lucas Hernandez kurse në dyshim është Kingsley Coman, ndërsa te Danimarka do të mungojë Thomas Delaney.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Back to top button