Fotografi me të dashurin, Dafina: Kjo dashni e madhe e jona

 
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka kohë që është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me Dj Geek.
Dyshja së fundmi janë shfaqur së bashku në një makinë portokalli, teksa artistja ka marrë disa puthje nga Geek.
“Kjo dashni e madhe e jona❤️”, ka shkruar Dafina krahas fotografive që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)


Në fund të muajit dhjetor, DJ Geek solli këngën e re “Love of mine” me protagoniste partneren e tij.

Më 13 janar, Dafina do të publikojë projektin e parë muzikor për vitin 2022. Kënga do të jetë në bashkëpunim me reperin, Majk.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)


Vitin që lamë pas, Dafina Zeqiri publikoi albumin “Dafinë Moj” i cili përmban gjithsej 14 këngë, e para nga to “Dafinë Moj”, në bashkëpunim me nënën e saj, Melihate Zeqiri dhe ndër të tjera bashkëpunime me artistë shumë të suksesshëm si Buta, Argjentina Ramosaj, Mc Kresha, Tuna, DJ Geek, MC Kresha, Lumi B, Elinel, RON.
“Dafinë Moj”, “Tdu-Duh”, “Karma”, “Llafe Llafe”, “Pasha Dafinën”, “Vet e lype”, “Nana”, “Sunny Hill”, “Sado(ik)”, “Ti dho krejt”, “Murder On the Dancefloor”, “Nana”, “Era”, janë këngët pjesë të albumit “Dafinë Moj”./21Media

Back to top button