Në këtë raft pretendohet se mbeti i varur 3-vjeçari, familja nuk e beson

Gjykata e Fierit caktoi masën 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pas vdekjes së 3-vjeçarit, të premten, në kopshtin ku ajo punonte. Togat e zeza i lanë prokurorisë një muaj kohë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa familjarët ngritëN akuza ndaj kopshtit privat, duke hedhur dyshime për neglizhencë në lidhje me ngjarjen.
Sipas të dhënave të para, 3-vjeçari dyshohet se ka hipur në raft për të marrë xhupin në varsen e rrobave, por në rrethana të paqarta mbeti i varur nga pas në trikon që kishte të veshur.
Kjo situatë por edhe vonesa e ndërhyrjes nga punonjësit e kopshtit rezultoi fatale për vogëlushin, i cili mbeti i vdekur.
Personi i parë që e gjeti 3-vjeçarin e varur është edukatorja Redina Binjaku 27 vjeç, e cila e dërgoi menjëherë në spital, ndërsa bluzat e bardha deklaruan se ai mbërriti i pajetë.
Edukatorja e kopshtit u arrestua pas ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit dha të martën masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor, derisa prokuroria të përgatisë të gjithë dosjen.
Më herët, familjarët e 30vjeçarit hodhën dyshime dhe akuza ndaj kopshtit ku ndodhi ngjarja.
Sipas tyre, drejtuesit e institucionit kishin deklaruar se gjithçka do të zbardhet me vënien në dispozicion të kamerave të sigurisë, por më vonë deklaruan se zona ku ndodhi ngjarja nuk ka mbikqyrje me kamera.
Familjarët i bënë thirrje prokurorisë që të ndriçojë ngjarjen, ndërsa kundërshtuan edhe versionin se fëmija vdiq në varësen e rrobave, siç u tha fillimisht./Oranews

Back to top button